Në Bulqizë më pak lindje, s’ka mjekë specialistë

0
134

Mungesa e mjekëve specialist në Spitalin e Bulqizës ka bërë që shumë nga banorët ti drejtohen Spitalit Rajonal të Peshkopisë si dhe Spitalit të Burrelit duke udhëtuar qindra kilometra.

Mungesë të theksuar të mjekëve specialist ka në pavionin e kirurgjisë, ku mungon edhe salla. Vlen për tu theksuar mungesa e kushteve minimale në sallën e lindjes në Maternitetin e qytetit të Bulqizës, çka ka sjellë rënien e ndjeshme të numrit të lindjeve, sipas mjekëve në pavionin e pediatrisë janë vetëm 17 lindje.

 E vetmja dritë jeshile për pavionin e Spitalit të Bulqizës ishte edhe ardhja e një gjinekologeje nga Tirana, por siç duket kjo nuk ka dhënë shpresë për spitalin.

I kontaktuar në telefon, drejtori i këtij spitali, Haziz Jella tha se rënia e numrit të lindjeve ka ardhur edhe si zgjedhje e vetë nënave për të lindur në spitalet jashtë qytetit të Bulqizës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here