Çaste kur Bota Demokratike duhet t’i qëndrojë më afër se kurrë ShBA-ve!

0
152

Ish- ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ka bërë apel “botës demokratike” të jetë në krah të SHBA-ve pas eliminimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu thekson se pa SHBA-në bota s’mund të jetë e sigurt dhe fitoret arrihen vetëm me SHBA-në në krah, ashtu siç e ka dëshmuar historia.

Bota është përfshirë nga histeria antiamerikane, heshtja dhe hezitimi, por ish-deputeti i PD-së thotë se kombi shqiptar dhe vendet demokratike me solidaritetin ndaj SHBA-së mund të parandalojnë forcat e errësirës.

Reagimi i Tritan Shehut

Çaste kur Bota Demokratike duhet t’i qëndrojë më afër se kurrë ShBA-ve!

Një histeri antiamerikane ka përfshirë mbas vrasjes se Gjeneralit iranian shumë vende sot, hezitim e heshtje diku tjetër, mbështetje të ShBA-ve më tej.

Kombi shqiptar në tërësinë e tij, kudo që ndodhet qëndron, e nuk mund të ndodhë ndryshe, me ShBA-në, mbështetësin tonë të madh historik, promotorin e arritjeve tona të pashembullta në këto 30 vite demokraci e realizim të aspiratave tona kombëtare e individuale.

Unë e kuptoj se për shumë vende të tjera, edhe midis Botës Demokratike, janë momente të vështira dhe përgjegjësie disa herë, nuk është e lehtë për një pjesë në marrjen e vendimeve, janë në lojë shumë lidhje, kombinacione, interesa, këndvështrime, dyzime, etj, dhe kjo është normale në një rruzull kaq të komplikuar e me diversitete.

Por pavarësisht nga këto, sot Koha thërret për të qenë së bashku, rreth ShBA-ve dhe me ata, si mënyrën e vetme për t’i bërë ballë kërcënimeve, rreziqeve, terroristëve, që me emra të ndryshëm kanë për lajtmotiv shkatërrimin e vlerave tona, lirive, demokracisë, mireqënies, barazisë njerëzore pavarësisht seksit, ngjyrës, racës, kombësisë a fesë së secilit prej nesh.

Ashtu si dje në Betejat kundër fashizmit e nazizmit, apo në Luftën kundër komunizmit, nuk mund të arriheshin fitoret pa ShBA-në dhe sot përseri pa ShBA-në, Bota nuk mund të jetë e sigurtë që despotë, a terroristë nuk do të prekin atë çfarë ne kemi më të shtrenjtë në jetën tonë: familjet tona, vendet tona, kudo ku jemi e jetojmë.

Prandaj të gjithë ata që aspirojnë në këto vlera, individët, shtetet, gjithkush duhet të shprehim mbështetjen dhe solidaritetin e madh me SHBA-të, vetëm kështu jo vetëm mbrojmë të ardhmen, por dhe parandalojmë me një Bashkim Demokratik, me mesazhin e tij të fortë aventura të reja nga forcat e errësirës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here