PAMJE TE RENDA/ Identifikohet viktima në Korçë, punëtorët reagojnë të tronditur…

0
124

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Një punëtor është zënë nga vinçi, teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se punëtori ka ndërruar jetë, pas plagëve të marra. Bëhet e ditur se viktima është Elvis Josifi. Pamjet e SYRI TV tregojnë momentet dramatike, kur kolegët e tij reagojnë të tronditur. Josifi mori plagë në kokë dhe për këtë arsye ndërroi jetë në vendngjarje. Zjarrfikësja dhe Policia hoqën vinçin nga trupi i Elvis Josifit, por tepër vonë pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here