FOTO/ “Më thonë që dukem si moster”, 25-vjeçari harxhon 50 mijë USD që të duket si barbie

0
160

Një student ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike që të duket si barbie. Patrick Mast, 25 vjeç nga Frankfurti ka lindur mashkull, por e identifikon veten “pa gjini” dhe ka nisur me ndërhyrjet estetike që në moshën 18-vjeçare.

25-vjeçari bën injeksione mujore për mbushjen e buzëve, botoks çdo katër muaj, ka bërë ndërhyrje në hundë dhe blefaroplastikë, për ta bërë formën e syve më të rrumbullakët. Patric ka marrë shumë kritika për pamjen e tij.

“Më kanë thënë që dukem si moster, por secili ka të drejtën të duket si të dojë. Pamjen time e kanë më shumë problem të tjerët sesa unë. Operacionet janë zgjedhja ime dhe pasojat janë të miat. Njerëzit mendojnë se jam budalla sepse dukem si Barbie. Po të bisedonin me mua do e kuptonin që jam njeri normal dhe jam inteligjent”, është shprehur 25-vjeçari.

   

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here