Zbardhet dinamika/ Nga debati para bashkisë tek sherri në zyrë, ja si u plagos Tushe…

0
110

Qyteti i Lushnjës u trondit mëngjesin e kësaj të marte. Pas një sherri në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku Fatos Tushe u plagos në zyrë nga ish-shoferi i tij.

Burime parparake konfirmojnë faktin se Tushe ka marrë plagë në këmbë dhe në shpatull, ndërsa sekretarja e tij është plagosur më rëndë.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Lala ka zbërthyer  të gjithë dinamikën e sherrit mes ish-shoferit dhe kryebashkiakut, ndërsa thekson se  mes tyre ka pasur konflikte në të  kaluarën.

Kryebashkiaku Fatos Tushe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, e me pas doli nga spitali.

Dinamika e ngjarjes dhe marrëdhënia konfliktuale mes Tushes dhe ish-shoferit:

Kryetari i Bashkisë ka mbërritur  fillimisht në punë ku do takohej me stafin dhe gazetarët. Ka parkuar makinën dhe aty ishte ish shoferi Saraçi. Kanë debatuar dhe janë ngjitur për në zyrë. Tushe i ka kërkuar të sqarohen lart në zyrë. Debati mes tyre ka vijuar me tone të  dhe ai ka nxjerrë granatën dhe e ka hedhur. Sekretarja e tij është plagosur më rendë. Bashkia ka kamera dhe policia i ka sekuestruar ato. Mes Tushës dhe Saraçit ka patur konflikte të vazhdueshme që kane çuar pastaj në largimin e tij si shofer. Ka dyshime që Tushe i kishte edhe një borxh Saracit. Ky i fundit ka dyshime te ishte përfshirë ne veprimtari kriminale. Po hetohet e kaluara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here