Gjekmarkaj për përjashtimin e deputetëve të PD: Kuvendi është kthyer në gjykatë, merr vendime si të ndëshkojë opozitën

0
92

Gjatë seancës Parlamentare, Agron Gjekmarkaj ka mbajtur një fjalim rreth ndodhive të fundit ku mazhoranca ka përjashtuar një pjesë të deputetëve demokratë për shkak të kaosit që kanë krijuar në seancat e fundit plenare. Sipas tij kuvendi kthyer në një gjykatë dhe merr vendime se si të ndëshkojë opozitën për qëndrimet që mban.

Ai thekson se prania e kryeministrit dhe përballja e tij në Kuvend mbi çështjen “McGonigal” është kërkesa e vetme e deputetëve demokratë.

 “Në mos shaka, paradoks ngjan. Kuvendi ynë është kthyer në gjykatë i cili ngre pretenca dhe merr vendime sesi deputet e opozites të ndeshkohen masivisht për qendrimet dhe fjalet. Precedenti i gjykimit ketu brenda per atë që thuhet jashtë është shumë i rëndë. Deri tani janë ndeshkuar  25 deputetë.

Ata po kërkojnë një gjë të thjeshtë përtej formës që detyrohen të përdorin-ardhjen e Kryeministrit në sallë per debat per një ceshtje sensitive si ajo që tani ka emrin Mgonigal. Ne mbase nuk e duam njëri tjetrin, po nuk e zgjidhem ne njëri-tjetrin, kontrata me kushtetuten na detyron ta pranojme njëri tjetrin” – tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Fjalimi i plotë në Kuvend:

Një nga gjërat që na ka mbajtur larg nga Europa pos pushtimit të gjatë otoman në kohet moderne është fakti që sistemi politik që na u imponua nuk pranonte opozitën dhe opozitarizmin.  Sapo në këtë vend lindi opozita dhe filloi opozitarizmi në të njëjten kohë nisi përpjekja për shtet të se drejtës, për integrim, për mendësi, kulturë, standarde, sjellje dhe ligje europiane.

Kjo aulë  në vetvete është dëshmia e realitetit të shndërruar në iluzion dhe të iluzionit që mbetet realitet. Më shumë se kudo tjetër këtu është folur për Europën dhe lidhjen jetike të vendit tonë me të.  Fjala  “integrim” është më e përdorura në këto 32 vite liri, më e keqpërdorura njëkohësisht, më e dashura dhe me nazikja.

Të gjithë mundohemi të flirtojmë me të.

Ajo ka mbetur ashtu si në antikitet  e një bukurie  magjepse e të pakapshme që na fton si Zeusin të transformohemi në dema të bardhë për ta joshur. Por ëndja jonë  e bind atë ngadalë , segmete segmente, aq sa na krijon perceptimin qe kemi të bëjme me një vije horizonti që sa më shumë i afrohemi po aq ajo na largohet.

Ajo na dukej më afër kur në tokën tonë vinte Papa Gjon Pali, Presidenti Bush, Papa Françesku, Sekretaret Clinton e Kerry, Kancelarja Merkel apo të gjithë lideret e Europes  kryesuar nga Sholz, Makron , Meloni etj së bashku në një samit por ënde  shumë larg kur mbetemi  ketu vetem me njëri-tjetrin.

Atyre me garë frenetike rendim tu demostrojmë gjithçka perendimore ruajtem neper shekuj , kode zakonore, ungjij, xhubleta , epos, fustanella, polifoni, gjuhe, beteja per civilizimin, papë, heronj , shenjtorë e shkrimtare dhe sapo ata ikin kthehemi tek fatalitetet, krusmat , perqafimet e hidhura, mentalitetet apo flama që na mbajti larg saj ku hilja i ze vendi rregullit, ku uni sakrifikon të të tëren, ku autoritarizmi perze tolerancen, ku interesi mund të ardhmen.

Në emër të Europës dhe integrimit në të, kemi akuzuar njëri tjetrin në menyrë shfarosëse, të eger aspak europiane.  Në Kryeqytetet  e kontinentit Opozita dhe Pushteti janë kundershtarë që ndahen për ide dhe programe pa e thyer një konteks etik, atë lubrifikant human që frymëzon sistemin demokratik!

Ne jemi mësuar me gjithë progresin e bërë nga firmosja e marërveshjes së asocim stabilizimit, nga statusi kantidat, nga çelja e negociatave për antarësim çfarë s’kemi parë, degjuar e pertypur. Pushteti  gjithmonë ka marrë e merr çdo meritë dhe  kemi pranuar që opozita  të zhvishet prej tyre.

Kemi parë sipas vizioneve danteske,  sesi ëngjujt   me aurë rrezatuese  mbi kaptinë mbreterojnë në qiell dhe djajtë rrinë poshtë me këmbë në akull, sesi rrekeja e fjalve pa mbarim pa fisnikerinë Don Kishoteske ndan të miren dhe të keqen, sesi zelli i pakufi prej jagove  poziciononte europianet perkundrejt anadollakve, sesi  të etur  jemi si udhetaret e shkretetires në pervetesim meritash dhe të pameshirshem  si piratet në zhveshjen e tjetrit nga çdo begenisje a stoli virtyti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here