Trump dhe Obama, burrat më të admiruar të vitit 2019

0
151

Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama janë në vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar të vitit 2019 në Amerikë, sipas sondazhit vjetor të Gallup.

Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të.

Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve.

Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve.

Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here