Protestë sot përpara Bashkisë së Tiranës/ Artistët protestojnë në dyert e Veliajt…

0
118

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur një protestë sot përpara Bashkisë së Tiranës ku kërkon transparencën e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri dhe ka paralajmëruar  deri edhe kallëzim në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Artistë të njohur si Mehdi Malkaj, Justina Aliaj, Neritan Liçaj, regjisori Budina dhe dhjetra aktivistë deklaruar se është detyrim i të zgjedhurit të Tiranës të bëjë transparente procedurën se deri ku ka shkuar procesi për shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin e godinës së re bashkë me kullat.

Justina Aliaj tha:

Unë nuk jam më e mençur se shokët e mi, por dua transparencën. Pse ajo mbahet, pse nuk bëhet se një ditë do të plasë! Dua që në këto festa të jemi më kompaktë, më transparentë, të tregohet kush i ka  fituar ata tendera. Ne duam Tetain dhe shpresoj që do t’ia dalim mbanë. Sot e kam tek kjo që më dhemb, transparenca. Nëse nuk vijnë të na e thonë, nuk është punë e mirë.

Gentian Gaba

“Pas tërmetit që hodhi tuç propagandën qeveritare, pas Europa Nostra që garantoi dhe fondet për rikonstruksionin e Tetarit, korrupsioni mbetet e vetmja gjë pse duhet të vazhdojë projekti i Teatrit. Kanë hyrë thellë në diktaturë dhe vetëm në si qytetarë duhet të bëjmë dferencën.

Neritan Liçaj:

“Tirana është e tiranasve dhe e gjithë Shqipërisë, nuk është pronë e tij dhe duhet të japë llogari deri në fund. Sot jemi si çetë por nëse e zgjat, do të vijnë regjimente të tëra ndaj duhet të ketë kujdes.”

Robert Budina

“Nëse ne rezistojmë dhe kërkojmë, nuk mund të ketë korrupsion. Erdhëm deri këtu se i lamë rrugë të lirë këtyre njerëzve që të mendojnë se Shqipërinë e kanë pronë të tyre. Këta kanë arritur në një pikë korrupsive kmaksimale sepse derisa nuk marrin guximin të tregojnë se deri ku kanë arritur procederurat për tetarin, por gjejnë guximin edhe të fyejnë… Ne jemi këtu për t’i dhënë atij një leksion qytetarie, jo vetëm atij, por gjithë pushtetit. Me këtë akt ne do t’i kërkojmë llogari po nëse nuk e bën, atëherë do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore.

Nuk jemi të vetëm por jemi të armatosur dhe një grup aktivistësh, ne i kemi përballuar, kemi kthyer ligjin dy herë në parlament dhe nuk do ta lëmë këtu derisa përgegjësit e këtij korrupsioni të vihen para drejtësisë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here