2019=varferi, papunësi, frikë…/ Reagon Maliqi: Zoti i ndihmoftë shqiptarët për 2020, mos ardht më si ky vit i zi…

0
205

Deputeti Lefter Maliqi e cilëson 2019-ën si një nga vitet më negativë për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Maliqi shprehet se shqiptarët janë sot më të varfër dhe më të pasigurtë. Ndërsa shton se rënia e Parlamentit dhe zgjedhjeve ishin goditjet më të mëdha të demokracisë.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

2019 = varferi, pasiguri, papunesi ,rritje cmimesh, çpopullim, frike, panik, termete, aksidente, vrasje, vetvrasje, grabitje, vjedhje, korrupsion, varje, burg per te varferit dhe per kundershtaret.

Kudo, prishje, shkaterrime, zgjedhje moniste lokale, zaptim institucionesh, vendi pa Gjykate Kushtetuese dhe te Lart, Parlament te kapur me deputet pa nivel, kudo show e aktrim, negociatat per BE u bllokuan, mediat te kapura dhe nen presion me ligjin antishpifje,etj etj mos ardht me si ky vit i zi per Shqiptaret!

Zoti i ndihmofte shqiptaret per 2020 me zgjidhje e zgjedhje lokale e te pergjithshme me sistem elektoral mazhoritar ku populli te zgjedh vet deputetet me vote te drejtperdrejt !Kjo nuk eshte Politike por realitet i dhimbshem ne cdo skaj te vendit! 2020 -ta le te jet viti i zgjimit popullor dhe i ndeshkimit te kesaj Qeverie me vote dhe me cdo mjet Demokratik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here