Arrestohet 20-vjeçari shiste në lokal kanabis në formë çokollate…

0
118

Një 20-vjeçar që shiste drogë në formë çokollate në një lokal në Shkodër është arrestuar.

Në pranga ra i riu me iniciale S. L., banues po në Shkodër.

Pas kontrollit në ambientet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani” në pjesën e banakut, në raftin e pijeve u gjet një qese me material në formë çokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gramë dhe një peshore elektronike, informojnë uniformat blu.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here