Një 24 vjeçare ka tentuar ti japë fund vetes duke pirë pesticide bujqësore pasi dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja u shënua më 8 janar, ndërsa bashkëshorti i saj Shkëlqim Bregu , banues në Fier e kishte kërcënuar për të mos kallëzuar në polici.
Ndalimi i 34 vjeçarit u bë më 23 janar.
“Shtetasja K.B, 24 vjeçe, kallzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallzuar në polici.
Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, shtetasja K.B në datën 08.01.2018, ka tentuar të vetvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore)” informon policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetvrasjes” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 130/a/4, 311, 99 e 22 të Kodit Penal.