Shpërthen makina bombë në kryeqytetin e Somalisë, 70 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

0
110

Një makinë bombë shpërtheu mëngjesin e së shtunës në një pikë kontrolli në kryeqytetin somalez të Mogadishu duke u marrë jetën të paktën 70 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një orë kur fluksi i njerëzve në këtë zonë të qytetit ishte shumë i madh. Raportohet se bilanci i viktimave mund të rritet për shkak të numrit të lartë të të plagosurve rëndë.

Kreu i bashkisë së Mogadishut, nga vendngjarje njoftoi se mes viktimave ka disa shtetas turq dhe një numër të madh studentësh.

Ende asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi, megjithatë dyshohet që ai të jetë organizuar nga Al Shabab, fraksion i Al Kaedës i cili dhe në të shkuarën ka ndërmarrë atentate të ngjashme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here