Kush është Viktor Ymeri dhe vrasjet për të cilat akuzohet…?? Njeriu më i rrezikshëm lihet i lirë…

0
95

Gjykata Elbasanit la të lirë ditën e sotme shtetasin Viktor Ymeri, i konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Vlorë, i dënuar për dy vrasje.

Ymeri njihet ndryshe si ‘Torri i Xhihanes’ dhe është daja i Edison Harizaj, i ekzekutuar disa muaj më parë në Durrës.

Nuk ka ende një arsyetim se përse gjyqtarja Enkeleda Kapedani e ka lënë të lirë Viktor Ymerin, ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit, pritet ta apelojë këtë vendim të gjyqtares duke u shprehur se gjykata e ka zbatuar gabim ligjin, lidhur mbi ditët e punës së kryera në burg.

Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende.

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm.

Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz. Vrasja e Edison Harizaj, është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ezkekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marë një dënim me 25 vite burg.

Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here