Vajza – thesar e Kinës, që e dëshiron gjithë bota…

0
104

Kohët e fundit, Li Ziqi, një vajzë nga provinca Sichuan e Kinës Jugperëndimore, është bërë shumë e njohur në mbarë globin.

Qysh nga viti 2016, Li Ziqi filloi të publikoi video të shkurtra për gatimin në të ashtuquajturat platforma të vetëmediave, si “YouTube”,”Weibo”, “Bilibili”, “Douyin” etj. Gjatë tre vjetëve, numri i ndjekësve të saj në internet ka arritur në dhjetëra milionë, shkruan CRI.

Në “YouTube”, ajo ka publikuar 104 video dhe ka 7.53 milionë ndjekës. Secila prej këtyre videove është parë mbi 5 milionë herë. Ç’do të thonë këto shifra? Le t’i krahasojmë me shifrat e mediave më të njohura në botë.

BBC-ja ka publikuar mbi 10 mijë video në “YouTube”, por ka vetëm 5.26 milionë ndjekës. Ndërsa CNN-i, media me ndikimin më të madh në ShBA, e madje në mbarë botën, ka 7.92 milionë ndjekës, pak më shumë se numri i ndjekësve të Li Ziqi-së.

Si në uebsajtet kineze, ashtu edhe të huaja, Li Ziqi mund të radhitet në tre vendet e para ndër “blogerët” e gatimit.

Atëherë, si mundi Li Ziqi ta arrijë këtë sukses?

Aftësia shumë e fuqishme për të jetuar

Në platformat e vetëmediave në internet, nuk mungojnë videot e gatimit. Përhapja gjerësisht e videove të Li Ziqi-së bazohet në radhë të parë në aftësinë e saj shumë të fuqishme për të jetuar.

Në këto video, ajo duket si një “thesar”. Gatimi i ushqimeve të llojllojshme, punët bujqësore, qëndisja, prodhimi i mobilieve, prodhimi i veshjeve, …sikur nuk ekziston ndonjë gjë që Li Ziqi nuk di.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here