Një muaj nga tërmeti shkatërrimtar, Veliaj vazhdon me çudirat… mijera banorë enden në çadra në të ftohtë!

0
105

“Nderkohe qe Shqiperia eshte ende ne emergjence per shkak te termetit, Kryebashkiaku i Tiranes nuk ka ndejtur duarkryq.Por ndërsa për njerëzit fjala është e para, ndryshe qëndron puna për Rilindjen që është në pushtet në Shqipëri. Dhe këtë e tregon çdo ditë Edi Rama bashke me Lali Erin. Edhe në ditët më të zeza për vendin, pas tërmetit të 26 nëntorit, për Ramën dhe Veliajn e para ishte propaganda.

Mijëra shqiptarë ndodhen në situata të rënda, ndërsa Rama flet për lagje e pallate të reja, kur qytetarët vazhdojnë të jetojnë në çadra verore. Asgjë nuk është bërë edhe pse gati 1 muaj nga tërmeti i rëndë që goditi vendin. Qindra qëndrojnë në hotele, të tjerë po kërkojnë shtëpi me qira, çmimet e të cilave janë ngritur menjëherë pas tragjedisë e mijëra jetojnë në çadra.

Rama dhe vartësit e tij premtojnë strehime, bonuse qiraje, por asgjë nuk është në realitet. Të gjitha janë vetëm fjalë dhe propagandë.

Sot bëhet një muaj nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 nëntor, që tronditi vendin dhe shkaktoi 51 vitikma, ndërkohë që la pas mijera banorë pa çati mbi kokë.

Rreth orës 03:54, tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter zgjoi qytetarët të tronditur ndërmjet panikut dhe ankthit.

Tërmeti shkatërrimtar, shkaktoi 51 viktima të cilët mbetën nën rrënoja të banesave që u shembën, pas lëkundjeve të fuqishme të tokës.

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës për qytetin e Durrësit, Tiranën dhe Lezhën, zona këto ku shumë banesa mbetën të dëmtuara nga tërmeti dhe shumë banorë mbetën në qiell të hapur.

VIKTIMAT

Në Durrës, familja Lala nuk do mund të festojë Vitin e Ri. 8 anëtarë të familjes Lala gjetën vdekjen në Vilën katërkatëshe të ish-Kënetës në Durrës.

Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë

Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)

Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta

Marjeta Lala 31 vjeç

Emilio Lala

Enis Lala 2 vjeç

Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë

Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete. I vetmi i mbijetuar ishte Ramë Lala, 17 vjeç

Në pallatin 6 katësh te Kryqi i Kuq, humbën jetën nënë e bijë në mënyrë tragjike

Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç

Esiela Karanxha 8 vjeç (vajza e Dienës)

11-Roza Meçja – 59 vjeç (nëna e Dienës)

Në Kavalishencën e Durrësit, humbi jetën komisari

Bajram Hajdarmataj 54 vjeç dhe

Sadik Qato 85 vjeç

Nga Hotel Tropikal nuk mundën të dilnin gjallë as dy vëllezërit nga Kosova:

Isa Abazi 32 vjeç

Shemsedin Abazi 36 vjeç

Flatar Zenelaj 64 vjeç

Në hotel ‘Mira Mare’ mbetën të vdekur edhe

Eviola Broshka 28 vjeç – balerinë

Sotiraq Misha 41 vjeç , barist

Tërmeti, mori dhe jetën e nuses së ardhshme të Greg Ramës, djalit të kryeministrit Rama.

Kristi Reçi – 25 vjeçe Studente e Mjekësisë

Edhe familja e saj, pati të njëjtin fat

Eduart Reçi – 54 vjeç, babai i Kristit

Dolora Reçi – 49 vjeç, nëna e Kristit

Klaus Reçi – 21 vjeç vëllai i Kristit

Të vdekur dolën nga Pallati “2 Gjelat” në Durrës edhe:

Nafije Rexhepi 74 vjeçe

Xhulieta Gjonaj

Në Thumanë, u rëndua bilanci tragjik. Viktima mbetën gjyshe e mbesë:

Ariela Lala 4 vjeç (mbesa)

Selvie Lala 75 vjeç (gjyshja)

Bukurie Leka 70 vjeç

Gjithashtu humbën jetën:

Hasan Albert Cara 18 vjec

Almir Albert Cara 29 vjec

Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër) 25 vjeçe

Fatmira Cara (nëna e tyre) 44 vjeç

Stela Cara (e fejuara e Almir Carës) 25 vjeç

Anthi Cara – 72 vjeç

Sadajana Cara – mbesa e Anthit, 21 vjeçe

Pëllumb Greku 57 vjeç

Çelike Greku 57 vjeç

Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)

Sardi Çuka 18 vjeç

Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)

Hajrie Vata 65 vjeç

Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)

Hajredin Çupi 66 vjeç

Lutfie Çupi 55 vjeç

Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali)

Kastriot Cakoni 46 vjeç

Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë)

Aderina Kabili 21 vjeçe

Suada Hysa 18-vjeç

Lezhë

Kristjan Preçi 26 vjeç , sapo kishte dalë nga burgu. U lëndua  nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga

Kurbin

50.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit

Në Tiranë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës:

Xhesika Biqiku 20 vjeç, teksa një tullë nga pallati në Kombinat i ra në kokë

DËMET MATERIALE

Dëme të panumërta materiale, njerëz që humbën shtëpitë, një strehë, gjithçka që kishin…

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër kanë dalë këto shifra:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës.

PROKURORIA: JETET E HUMBURA, SHKAK I NDERTIMEVE JASHTE STANDARTEVE

Nga veprimet e para  hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve  kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

AKSIONI I POLICISE, PRANGA 9 PERGJEGJESVE- MES TYRE ZYRTARE, PRONARE, NDERTUES, SPECIALISTE E HARTUES PROJEKTESH

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja  me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera  cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës  penale  “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

SOT, 1 muaj pas tërmetit  Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda bën bilancin:

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, sot tha në studion e Abc News se aktualisht janë 6 mijë banorë të fshatrave që jetojnë në çadra, ndërsa 4 mijë banorë të pastrehë që do duhet të dalin nga hotelet në fund të janarit.

Shembjet dhe inspektimet sipas Vodës:

Janë aktualisht 59 inxhinerë shqiptarë në terren vetëm në Durrës, po kështu dy ekipe të huaja, çeke dhe franceze që ndodhen në terren. Vlerësimi i objekteve është bërë sipas një modeli (formulari) standard të BE dhe BB. Pjesa më e madhe e godinave të dëmtuara rëndë dhe shumë rëndë janë inspektuar në Durrës. Janë kryer 24 mijë inspektime në Durrës, prej 42 mijë banesash që janë në total. Për këto inspektime jemi bazuar në kërkesat e vetë qytetareve dhe të njësive administrative.

Sa i përket shembjeve deri më tani janë shembur 30 objekte vetem në Durrës dhe janë në listë për tu shembur 90 objekte të tjera, kryesisht 1-3 kate.

Në formularin e ri, objektet e kategorizuara DS4 do të thotë se ka dëme mesatare dhe tepër të rënda, por objekti mund të ruhet. Pra objektet DS4 do të rikonstruktohen në bazë të një projekti të mirëfilltë dhe nga inxhinierë të licensuar. Klasifikimi DS5 do të thotë se objekti është për shembje.

Sa i përket, rimbursimit, zv/ministrja  tha se “kjo fazë do kërkojë kohë, sepse është pjesë e planit të rindërtimit dhe për këtë do të presim edhe konferecen e donatorëve”.

Bonusi i Qirasë

Voda:  Ata që dalin nga hotelet duket të shkojnë në bashki të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Bonusi është 200 mijë (të vjetra), pjesën tjeter mund ta plotësojnë duke vendosur para vetë nga xhepi.

Nëse më parë një nga dokumentat që duhet të dorëzonin në bashki ishte kontrata e qirasë, ka 5 ditë që ky kriter është hequr. Njerëzit mund të marrim shtëpi me qira ku të kenë dëshirë dhe mund të akomodohen ku të kenë dëshirë dhe do u kërkohet vetëm akt-konstatimi se banesa është e dëmtuar rëndë, karta e identitetit dhe gjendja familajre.

Janë dhënë 50 milionë lek (të reja) për bonus qiraje në qytetin e Durrësit. Ky fond është deri më datën 31 janar. Më pas do të jepen fonde të tjera për bonus qiraje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here