Mini-Shengeni/ Ish-luftëtar i UÇK: Qesharake, ky projekt po përdoret për PR nga Rama!!

0
108

Uk Lushi, ish luftëtar i UÇK dhe analist i çështjeve të rajonit u shpreh se Kosova është epiqendra e Ballkanit dhe kjo është e kuptueshme nga veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Ora Neës, Uk Lushi u shpreh:”Duhet të investohet më së shumti në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Beogradit, si çështja aktuale më e rëndësishme në rajon. Kosova është epiqendra e Ballkanit dhe pa u stabilizuar epiqendra, nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan.”

“Le ta nisim nga  fakti që Amerika ka caktuar dy emisarë specialë për Kosovën – vijon më tej në analizën e tij Lushi. –  Kjo vërteton që ajo është epiqendra , pasi në të kundërt do ishte vetëm një për Ballkanin, por në fakt janë dy dhe të dy për Kosovën.  Hapi i parë është njohja e Kosovës nga Serbia. Duhet të kryhet ky hap në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e tjerë me radhë. Vetë thelbi i Bashkimit Europian është që shtetet anëtare, ose ato që aspirojnë për të qënë anëtarë duhet të zgjidhin njëherë problemet që kanë mes njëra tjetrës e më pas të bëjnë pjesë në klubin e BE. Pra, çështja e Kosovës është çështja më e rëndësishme në Ballkan, si nga ana politike, ekonomike, gjeostragjike e në cdo aspekt tjetër”.

Sipas tij, ky është një tregues shumë i rëndësishëm për vendin që zë Kosova në Ballkan.

Ish luftëtari i UÇK-së komenton dhe minishengenin ballkanik dhe samitin e mbajtur fundjavën e kaluar në kryeqytet.

“Ceshtja e Mini Shengenit Ballkanik është  bërë qesharake pasi ky projekt po përdoret për PR (Public Relations), fatkeqësisht edhe nga Kryeministri ynë, z.Edi Rama. Substanca e këtij projekti nuk po shihet askund, ndërsa pjesa formale është kryer më përpara. Rajoni e ka marrëveshjen CEFTA, e cila kryen pak a shumë të njejtin funksion. “

“Ky është një projekt që po mundohet të na shitet nga Presidenti Zaev dhe dy kryeministrat Vucic dhe Rama. Janë krijuar dhe më parë Samite dhe projektë të tilla, të cilat kanë qënë më të rëndësishme dhe më fitimprurëse se sa Mini Shengeni Ballkani. Nyja Gordiane është Kosova, njohja e saj nga Serbia. Kjo është cështja në të cilën duhet të përqëndrohemi,-thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here