Festivali RTSH/ Rudina Xhunga e thotë hapur: Të mbajnë përgjegjësinë për festivalin. Thoma Gëllçi t’i shpjegojë publikut çfarë ndodhi?

0
111

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, gazetarja Rudina Xhunga ka folur edhe për Festivalin e 58 të Këngës.

“Unë nuk  e ndoqa nga afër festivalin. E pashë në televizor. Është një festival që e organizon Radio Televizioni Shqiptar. Por më ngjau si festivali i 11 me aq zhurmë sa bëri. Kështu që bravo Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut që sollën zhurmë dhe sfiduan posttërmetin, sepse po merreshim vetëm me të.

Dua të them që më la shije të mirë fakti që një vajzë me fytyrë të pastër, që këndon dhe kërcen me emocion, një vajzë që qan e të prek në skenë, fitoi vendin e parë.

Mua më pëlqeu zëri, interpretimi, lotët dhe sidomos portreti i pastër i Arilena Arës  edhe u gëzova që ajo vaizë që pëlqeva, do të na prezantojë në Eurovizion. M’u duk zgjedhja e duhur. 

Si shpjegohet fakti që pati një diferencë të thellë gjykimi, nga të huajt edhe shqiptarët?

Për këtë duhet të pyetet zonja Minga, që bëri diferencën. Unë nuk di ta ketë intervistuar njeri deri më tani. Dhe më vjen vërtet keq që herë pas here i vihet faji personave, pa i pyetur më parë. Mbase ajo nuk do të flasë se në këtë trysni e ka të vështirë. Por në të tilla raste, ai që duhet të përgjigjet në fund të festivalit është drejtori që e organizon. Drejtori i festivalit zoti Gëllçi duhet të dalë dhe të shpjegojë çfarë ka ndodhur. Nuk është as Alketa Vejsiu, as Vera Grabocka, as zonja Minga, as Arilena Ara, as Elvana Gjata, të cilët flasin. Nuk e kanë të ndaluar, por institucioni përgjegjës që del e shpjegon, është RTSH-ja. Dhe ne pasi ta përgëzojmë që bëri festival të bukur dhe na dha kënaqësi të merremi me të gjatë, duhet dhe të dimë, si është shpallur fituesi. Me kaq mbaron e gjitha dhe pastaj vjen viti i ri dhe e harrojmë këtë lajm dhe merremi me lajme të tjera.”,– tha gazetarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here