Eksperti gjerman nuk u’a “përton” Gjonajt dhe Sorecës: Reforma në Drejtësi një katastrofë, nuk është reformë!

0
161

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU (parti qeverisëse) në Gjermani ka replikuar ashpër me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Henze ka komentuar në një postim të ministres Gjonaj, e cila ka pritur përfaqësues të lartë të BE si dhe përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT,  për t’i informuar, sipas saj, për ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Reforma e tyre në Drejtësi është një katastrofë. Nuk është reformë. Edhe studentët e juridikut janë të vetëdijshëm se reforma duhet të funksionojë në përputhje me sundimin e ligjit. Për fat të keq, ata nuk janë të qëndrimit për të zbatuar një Reformë cilësore. Është e nevojshme të sqarohet se kush është përgjegjës për dëmin që i shkaktohet BE-së”,– shkruan Henze në komentin e tij në Twitter.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here