Budina: Luftën tonë nuk e kemi bërë kurrë me dhunë, po me art! Kryeministri grotest si subjekt për komedinë e zezë…

0
101

Regjisori Robert Budina, një nga mbrojtësit më të flaktë të kauzës për godinën e Teatrit Kombëtar, e ka konsideruar si një skenar të qëllimshëm nga ana e qeverisë, incientin që ndodhi midis protestuesve dhe aktorit Laert Vasili një natë më parë.

Budina shpjegoi për Syri.TV. se “ne jemi frymë, nuk jemi numra! Me kauzën tonë ne jemi dhe brenda ndërgjegjes suaj dhe kur të vijë puna në votime ose përplasja, ato do ta shqetësojnë qeverinë. Ndaj bëjnë nga këto skenarë për ta banalizuar protestën, po nuk ia dalin dot

Në janar ne presim vizita shumë të rëndësishme të Trashëgimisë Europiane sepse ky nuk është një momument që na përket vetëm ne tashmë, por gjithë Trashëgimisë Europiane. Kjo është arsyeja pse pushteti është zhbalancuar dhe po përpiqet ta na godasë dhe personalisht.

Ju e dini vetë se ç’ndodhi me ndihmat tek Ministria e Brendshme, me aktivisten tonë Kalaja që u prononcua. E patë vetë si u soll ministri me ne, kur na quajti “mjeranë, korba”…

Ne luftën tonë nuk e kemi bërë kurrë me dhunë, po me art. Ne i kemi sensibilizuar njerëzit me shfaqje dhe kjo lëvijzje jona është një frymë e shenjtë qytetarie.

Ne duhet t’i rezistojmë këtij presioni të pushtetit të djallit, si mbretit Edon që vrau tërë foshnjat me synimin që të vriste Jezuin. Ne do ta mposhtim të keqen pa pasur nevojë të përdorim dhunë siç bën ky “ministri i gazit” apo ky kryeministër grotest, që e filloi si prift e na del tani me mjekër e është si një subjekt për dramë, për komedinë e zezë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here