Olti ‘thumbon’ Alketën për të ftuarën speciale: Si do shiteshin ndryshe biletat?!

0
117

Në artikujt e shpërndarë në portale të ndryshme, si dhe në versionin online të ‘RTSH’-së u bë me dije se Giusy Ferreri do të performonte si e ftuara speciale në “Festivalin e Këngës”.

Që në fillim kur u lançua për herë të parë pjesëmarrja e artistes së njohur, nuk ishin të paktë ata që mezi pritën të njiheshin me ditën kur ajo do të performonte për të marrë biletat në mënyrë që ta ndiqnin live.

Në artikujt e shpërndarë në portale të ndryshme, si dhe në versionin online të ‘RTSH’-së u bë me dije se Giusy Ferreri do të performonte natën e dytë të Festivalit, pra respektivisht të premten.

Me të drejtë, blogeri Olti Curri ishte i pari i cili njoftoi në platformat e tij sociale se ekzistoi një ngërç lidhur me të ftuarën duke qenë se ajo nuk këndoi në natën e dytë. Ose diçka teknike ishte bërë shkak që Giusy Ferreri të mos performonte të premten ose në të kundërt e gjithë situata duhet të ketë qenë një ‘rreng’ i produksionit për të shitur sa më shumë bileta natën e dytë.

Ndiqni storyt e Olti Currit për më tepër:

  

Megjithatë, blogeri nuk ka qenë i vetmi i cili e ka vënë re diçka të tillë. Teksa Alketa Vejsiu ka shpërndarë një foto me Giusy Ferreri në provat e finales në Pallatin e Kongreseve të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët e kanë akuzuar për mashtrim. Nisur nga numri i shumtë i komentuesve, Alketa ka vendosur të kthejë këtë përgjigje:

Si qëndron e vërteta? Alketa Vejsiu nuk e ka shprehur vetë në Festival se Giusy Ferreri do të këndonte natën e dytë, megjithatë, renditja në promon e Festivalit të performancave Mahmood- Giusy Ferreri-Eleni Foureira të jep idenë se Giusy do të këndonte natën e dytë, shtuar këtu faktin që edhe RTSH e publikoi të tillë lajmin. Llogaritë bëjini vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here