Rama krah Vuçiçit goditi rëndë historinë tragjike të Kosovës!!

0
117

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu në një status në Facebook thotë se nuk është Kosova që duhet të ndjekë qorrazi Ramën, por Shqipëria që duhet të ndjekë Kosovën në qëndrimin e saj. Sipas Shehut Rama krah Vuçiçit goditi rëndë historinë tragjike të Kosovës duke i fajësuar këta të fundit si dhe duke i rekomanduar dhe ‘ilaç shërues’ për marrëdhëniet me Serbinë.

STATUSI I PLOTË I TRITAN SHEHUT

Rama sot ne krah te Vucicit fajeson Kosoven per maredheniet me Serbine e i rekomandoi asaj “ilacin sherues”, qe sic duket nen kupton gelltitjen nga ajo te idese neo millosheviciane te fajesimit te shqiptareve edhe per Masakren e Recakut!
Nje qendrim makbethian ky, qe ai mbajti sot ne ate konference shtypi, kur jo vetem nuk beri as dhe me te voglin objeksion ndaj Vucicit, qofte edhe per ate shprehjen e para pak ditesh e cinike te tij, por duke marre pozat e “babait te kombit”, ne esence goditi rende Kosoven e historine e saj tragjike.
Ne maredheniet me Serbine nuk eshte Kosova, qe duhet te ndjeke qorrazi Ramen edhe ne absurditetet e paradokset e tij, perkundrazi eshte Shqiperia, Shteti yne qe duhet te ndjeke Kosoven e te kondicionoje maredheniet tona me Beogradin ne shume elemente, sipas “barometrit” kosovar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here