Del videoja/ Shihni momentin kur ministri shqiptar gjuan me shpullë gazetarin

0
104

Është publikuar video kur ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka rënë shpullë gazetarit të portalit Indeksonline.

Të martën mbrëma një gazetar raportoi në polici se ishte sulmuar nga Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Gazetari i portalit “IndeksOnline”, Ensar Ramadani, kishte rrëfyer se derisa ishte duke përcjellë një rast të plagosjes në QKUK, ishte sulmuar fizikisht nga ana e ministrit në detyrë Shala, pasi gazetari e kishte fotografuar.

Ministri Shala kishte thënë se nuk bëhej fjalë për sulm, mirëpo se kishte qenë konflikt verbal.

Kallxo.com ka publikuar video të momentit kur ndodhi sulmi. Me rastin ndërkaq janë duke u marrë organet e rendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here