Vetëm pak orë të martuar, dhëndri rrihet me shkop bejsbolli nga vëllezërit e nuses dhe gjen vdekjen

0
152

Një dhëndër ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës që vëllezërit e nuses së tij ushtruan ndaj tij. Joe Melgoza kishte vetëm disa orë që ishte martuar me bashkëshorten e tij në Kaliforni dhe po festonin në oborrin e shtëisë, ku po mbahej edhe ceremonia, në momentin kur dy vëllezërit e nuses u paraqitën befas aty.

Ata, edhe pse të paftuar, kishin filluar të grindeshin dhe të krijonin sherre me të ftuarit e tjerë, çka detyroi nusen Esther Bustamante Melgoza dhe dhëndrin 30-vjeçar që të kërkonin largimin e tyre.

Pasi debatuan, dy vëllezërit Rony Aristides Castaneda Ramirez dhe Jose Daniel Castaneda Ramirez u larguan për pak minuta për t’u rikthyer me një shkop bejsbolli në dorë.

Në këtë moment ata nisën të dhunojnë brutalisht Joe Melgozën, derisa ky i fundit gjeti vdekjen. Dy vëllezërit u arrestuan nga policia pas ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here