Provokon sërish Greqia! Ish-ministrja e Jashtme: Shqipërisë t’i dërgohet mesazh i qartë, duam 12 miljet në det!

0
113

Greqia vijon të provokojë Shqipërinë sa i takon kufirit detar, që është një ndër çështjet “e nxehta” të pazgjidhura mes dy vendeve. Së fundi, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, kërkon nga qeveria e saj veprime konkrete për mbylljen e kësaj çështjeje.

Bakojani shprehet se Greqia duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.

Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.

5df8ddc1d10b0dora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here