Këshilli Shqiptar i Medias hap peticion “online” kundër paketës antishpifje

0
127

Këshilli Shqiptar i Medias ka hapur një peticion “online” ku i bëhet thirrje Qeverisë së Edi Ramës që të tërhiqet menjëherë nga paketa antishpifje, e cila është parashikuar të kalojë në Kuvend më 19 dhjetor.

Mazhoranca socialiste pretendon se me këtë paketë do të ndihmojë në organizimin e medias online dhe do të luftojë lajmet e rreme, por shoqatat e gazetarëve dhe të shoqërisë civile në vend thonë se arsyet janë të tjera.

“Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike”, shkruhet në peticionin e hapur nga Këshilli Shqiptar i Medias.

Tentativa, sipas tyre, për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik, për gazetarët “përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial”.

Ditën e djeshme, gazetarë dhe aktivistë deklaruan se do të nisin protestat edhe në rrugë për të ndërgjegjësuar publikun, si dhe për të kundërshtuar paketën antishpifje, e cila, sipas tyre, nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme, por është përpjekje për të kontrolluar edhe median online.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here