Çipa flet për paketën anti-shpifje: Gazetarët e refuzojnë këtë draft, mund të përdoret si alibi për diktaturë!!!

0
115

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa komentoi paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria, i cili po diskutohet në komisione, por ka ngjallur shumë debat.

“Pozicioni jonë është i bashkëshoqëruar në unifikim me pozicion e gjithë organizatave të tjera të gazetarëve. Kurrë më parë nuk ka patur një unfikim të tillë me organizatat kombëtare dhe atyre ndërkombëtare. Ne shohim që përditshmërisht po na bashkohen edhe qëndrime editorial nga mediat më prestigjioze në botë. Qëndrimi jonë është thjesht një refuzim logjik dhe i argumentuar për mënyrën metodologjike si u formulua ky draft.

Deri në çastin kur Komisioni i Mediave ka paraqitur këtë draft, ka patur edhe 2-3 versione të tjera që janë diskutuar në mënyrë parciale me grupe të ndryshme të interesit, por jo me grupin më themleor, që janë grupi i gazetarëve. Ky është drafti zyrtar për të cilin janë thirrur në konsulencë nga dy komisionet respektive dhe kemi patur komunikim për reçensën juridike që mund të përdoret si një lloj alibie e diktaturës”, tha ai.

“Ne jemi kundër mënyrës sesi konceptohet të funksioniojnë AMA dhe AKEP. Mënyra sesi është koncpetuar, ndërlidhja mes tyre, mbart në vetvete paradoksin e konfliktit të interesit. Ashtu sikur kur vjen puna për mbrojtjen e operatorit për të mos u kryer ndëshkimi pa dalë vendimi i gjykatës. Kjo është e mbrapshtë dhe kjo është një shkelje e të drejtës për prezumimin e pafajsisë”, shtoi Çipa gjatë intervistës.

Gazetari zbuloi edhe se të ardhurat e mediave online që mund të gjobiten nuk i përballojnë dot gjobat që ka parashikuar qeveria. “Ne na rezulton se masa e penaliteteve financiare është e papërballueshme për të ardhurat e portaleve”, deklaroi Aleksandër Çipa./FaxNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here