FOTO/ Zjarr dhe tym i zi nga uzina kimike , evakuohen banorët e zonës

0
125

Autoritetet katalanase evakuan zonën përreth një uzine kimike jashtë Barcelonës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas një zjarri që depërtoi brenda objektit dhe që lëshoi në ajër, shtëllunga të mëdha tymi të zi.

Reuters njoftoi se brigada e zjarrfikësve tha se 28 ekipe iu përgjigjën zjarrit, që shpërtheu në orët e para në uzinën industriale të riciklimit të menazhuar nga Grupo Ditesca në Montornes del Valles.

 Policia këshilloi banorët e zonës të qëndronin brenda me dyer mbyllur për të shmangur thithjen e tymit dhe evakuan çdokënd brenda një perimetri prej 500 metrash nga uzina, e cila riciklon tretësit industrialë.

 Re të dendura tymi të zi kanë mbushur qiellin ndërkohë që Reuters tha se Grupo Ditesca nuk ishte i disponueshëm në këtë moment për të komentuar ngjarjen.

ImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here