Ndahet nga jeta babai i Dojna Memës…

0
154

Mësohet se babai i moderatores Dojna Mema, Bujar Mema, është ndarë nga jeta. Lajmin e dha e bija, përmes një postimi në Instagram.

Nën një video të momenteve më të bukura me të atin, Dojna shkruan: “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.

P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër.”

Sipas profilit të tij në Linkedin, Bujar Mema punonte prej 16 vitesh në NCB Interpol në Tiranë. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here