“Pallatin në Lezhë u desh ta vizitonte Basha që ekspertët…”/ Ish-deputetja nxjerr fotot: Koha nuk pret!

0
94

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, shkruan se ditën e sotme u desh mbërritja e kreut të PD-së, Lulzim Basha që një pallat pranë shkollës Gjergj Fishta në Lezhës ti vihej shiriti dhe të konsiderohej i pabanueshëm.

Postimi i plote

‘Sot ekspertët verifikuan dhe vlerësuan pallatin pranë shkollës Gjergj Fishta në qytetin e Lezhës, dhe i vendosën shiritin.

14 apartamente u vlerësuan të pabanueshëm! 

Duhej të vinte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Lezhë për të takuar banorët në pallatet e dëmtuara rëndë që të zgjidhen hallet e qytetarëve!

Prej 9 ditësh tashmë këta banorë jetonin të pasigurtë në banesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i frikshëm.

I bëj thirrje qeverisë vendore dhe qendrore të marrin të gjitha masat e nevojshme të strehojnë këto 14 familje! Koha nuk pret!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here