“Çfarë formimi ka ky person?”/ Shefi i Organizatës së OBSH: Deklaratat e Edi Ramës të papërshtatshme

0
131

Në studion e Enkel Demit në “ABC News”, Raul Gonzales, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u pyet se si e vlerësonte qëndrimin e Edi Ramës, kur tha se të prekrurit nga tërmeti po flenë në hotele me pesë yje.
“Nuk kam e dëgjuar këtë fjali, por po ta dëgjoja do thosha çfarë formimi ka ky person, në një kontekst të tillë kur një person e thotë këtë, unë do të thoja që është e papërshtatshme”,- tha Gonzales.
Pas këtij reagimi, Nënkryetari i LSI Petrit Vasili thotë se qëndrimet e kreut të qeverisë janë të turpshme për çdo standard. “Ja çfarë thotë Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales, për deklaratat e turpshme të Edi Ramës për qytetarët e goditur nga tërmeti, ku sipas Kryeministrit: “nuk ka bërë vaki që të prekurit nga tërmeti të strehohen në hotele me 5 yje, madje as kur janë me pushime”,- shprehet Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/690213121514895/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here