Tërmeti tragjik/ Prokuroria e Durrësit numëron shkaqet që shënuan 26 viktima, ja çfarë urdhëron (Dokumenti)

0
106

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas shembjes së disa ndërtesave, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa urdhëron sekuestrimin e dokumenteve pranë Bashkisë së Durrësit e agjencisë së Kadastrës në qytetin bregdetar.

Në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit, thuhet se dyshohet që dëmtimet e godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe ndërtimeve të kryera pa respektimin e rregullave.

Dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat me vdekjen e njerëzve të kenë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve pa leje dhe ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve. Po kështu ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo i mos kryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudatorë të këtyre ndërtimeve, si dhe moskryerja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë dhe publikë të ngarkuar me kontrollin e mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here