Sizmiologu shqiptar jep lajmin e mirë: Tërmetet po shkojnë duke u qetësuar….

0
101

Nga data 26 nëntor deri sot janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit.

Kështu thotë sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi.

Në një prononcim për Ora News, Nushi thotë se aktiviteti sizmik ka përvijuar, por me ritme më të ulëta.

“Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë. Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës. Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimit dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë, magnitudat kanë ardhur duke u ulur”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here