Emergjencat Civile, ‘blind’ në stërvitje-show, duarbosh në operacion…

0
121

Në rastet e katastrofave natyrore, ndryshimi mes prezantimit të forcës reaguese dhe veprimi konkret në terren është i dallueshëm. Kjo u vu re në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Para një viti, Ministria e Mbrojtjes ekspozoi disa pajisje në panairin e Ushtrisë, ku dallohen edhe këto aparatura që shërbejnë në rastet e emergjencave. Por në kamerat e A2, të instaluara prej çasteve të para në Thumanë e Durrës, nuk u dallua asnjë prej këtyre pajisjeve. Madje në shumë raste, efektivët e Emergjencave Civile, nuk kishin vendosur as kasketat dhe mungonin mjetet mbrojtëse. Për pasojë, pati edhe ushtarë të lënduar, siç duket edhe në këto pamje.

Burimet pranë Ministrisë së Mbrojtjes thanë se janë përdorur mjete të blera nga buxheti i shtetit apo edhe të dhuruara nga partnerët, kryesisht nga SHBA-të. Ndërkaq, më 22 nëntor edhe Gjermania i dhuroi Policisë së Shtetit mjete për rastet e katastrofave natyrore, ku ministri Lleshaj theksoi se nuk është detyrë e policisë të merret me Emergjencat Civile.

Nga ana tjetër, një muaj para tërmetit të fuqishëm, në Shqipëri u zhvillua stërvitja ‘Joint 2019’, ku morën pjesë 400 efektivë të emergjencave nga Ballkani dhe SHBA. Aty spikaste kjo kamera që lokalizon viktimat e bllokuara në ndërtesa të shembura dhe që kushton nga 14 deri në 20 mijë euro. Në filmimet e kamerave të televizioneve shqiptare, nuk shquhej ndonjë efektiv i emergjencave shqiptare që ta përdorte këtë aparaturë. Edhe ky automjet i përdorur në stërvitje, nuk dukej në operacionet e kërkim shpëtimit, ashtu siç nuk u dallua në asnjë moment ndonjë prej këtyre çikrikëve që përdoren për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat.

Në kontrast me efektivët shqiptarë, kolegët e tyre nga Kosova, Italia, Greqia dhe vendeve të tjera që erdhën në ndihmë, ishin të kompletuar, që nga veshjet mbrojtëse e deri tek mjetet e rënda për zhvendosjen e inerteve. /A2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here