Vasili thirrje të fortë qeverisë: Koha nuk pret!!! Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore…

0
105

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe në qarkun e Lezhës.

Sipas tij, edhe në këtë qark, ashtu si në Tiranë e Durrës, situata është shumë e rëndë.

Vasili shton se, koha nuk pret ndaj dhe qeveria duhet të veprojë menjëherë.

“Përse Qeveria nuk shpall Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore për Qarkun e Lezhës. Situata në Qarkun e Lezhës është tepër e rëndë. Është i patolerueshëm ky neglizhim nga qeveria kur dhjetëra banesa janë dëmtuar e qindra e qindra qytetarë janë pa strehë. Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Lezhës, koha nuk pret. Duhen veprime, jo fjalime”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here