Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, shkon në 39 numri i viktimave

0
184

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima. Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë, paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here