Ironia e gazetarit pas paralajmërimit për mbylljen e portaleve nga kryeministri! Reflektim i medias…..

0
130

 

Reflektim i medias
(pas paralajmërimit për mbylljen e Portaleve kobëzeza nga Kryetari Qeverisë)

Situata pos tërmet është nën kontroll të plotë. Janë evidentuar numri i shtëpive të rrëzuara, të atyre që do të rrëzohen, dhe të rejave që do të ndërtohen blic.
Çdo minutë jemi të mirëinformuar nga Qendra e Emergjencave në disa gjuhë të huaja për lajmin.
Shtypi sot është më i qartë se sa banorë janë nën rrënoja dhe sa janë mbi to! Zoti na vuri me dridhje, po ne do të mbijetojmë në sajë të ndihmave e fjalëve të Udhëheqësit global.
Ndihmat jane të pa përballueshme!
Solidarizimi i paparë! Kudo dhurohet dhe ndërtohet!
Në krye si gjithmonë prin biznesi i madh dhe Oligarkët.
Njerzit janë entuziaste dhe shpresëplote për ndihmën e pakursyer që po i jep shteti dhe vetë Kryetari i saj i kudondodhur në këto ditë të zeza. Më në fund u tremb paniku!
U desh te na tundin Termeti qe ne te kuptojme sesa afer na rri udhëheqja. Uniteti ynë po tregon se është i pazgjidhshem me Qeverinë e Kryeministrin.
Historia le të shkruaj e të tregojë në vite për këto që ndodhën në vendin e Rilindasve të rinj.
Ndaj nga zemra jonë shpërthen fuqishëm Urimi:
Të dhënshim nga ditët që na kanë mbetur…. deri në Tërmetin tjetër o Kryetari ynë!

Nga Ylli Dylgjeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here