‘E kam orën më të lirë se makina e Ramës’, Bylykbashi i përgjigjet Lu-së me fjalët e ambasadorit

0
524

Deputeti demokrat Oerd Bylykashi, gjatë konferencës për mediat, është pyetur lidhur me komentet e Donald Lu një ditë më parë, pas miratimit automatik nga Parlamenti të listës së anëtarëve të KLP dhe KLGJ. Proces ky, për të cilin Bylykbashi tha se ishte “nul”.

Një ditë më parë, ambasadori Lu do të shprehej në reagimin e tij, se ai “ka më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët” dhe se “politikanet në të majtë dhe të djathte kanë frikë nga reforma në drejtësi”.

Përgjigjen ndaj këtij reagimi, Bylykashi e formuloi me finesë, duke iu referuar pikërisht një deklaratë të ambasadorit amerikan kohë më parë: Kush e ka orën më të shtrenjtë se makina ime është i korruptuar.

“E kam orën më të lirë se makina e Ramës. Unë dhe kolegët e mi demokratë nuk kemi frikë nga reforma në drejtësi, ata që duhet të kenë frikë janë ministra si Saimir Tahiri dhe kryetarë bashkish dhe Rama që i mbështet”, u shpreh deputeti demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here