Banorët e Laprakës nuk ndalen…/ Fabrika e tullave po na vdes, firma iu ka mbushur xhepat deputetëve!

0
100

Ditën e djeshme Gjykata Administrative e Tiranës vendosi që të rrëzonte padinë e banorëve të Laprakës, kundër fabrikës së tullës Edil Centro, që operon në këtë zonë.

I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, një prej banorëve, Vilson Kulemani u shpreh se qëllimi i tyre nuk është mbyllja e aktivitetit të kompanisë, por zhvendosja e saj në një zonë industriale.

“Ditën e djeshme pati një vendim për rrëzimin e padisë sonë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ne nuk jemi kundër fabrikës, si biznes privat, por  padia i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit që ta heqë nga Lapraka, dhe ta çojë në një zonë industriale.

Ministria e Mjedisit deri ditën e djeshme është treguar rigoroze në përgjigjet që na ka dhënë, edhe pse ka bërë një ping pong me çështjen, pasi ia adresonte agjensisë kombëtare mjedisore, e cila ose e refuzon ose e mohon lejen. Nuk ka të drejtë që të marrë vendime lidhur me aktivitetin apo zhvendosjen e kompanisë.

Juridiksionin e ndalimit të punës në këtë kompani e ka vetëm Inspektorati mjedisor. Në zonat e banuara kjo kompani nuk mund të lejohet që të operojë, por institucionet kanë bërë sy qorr e vesh shurdhë me këtë çështje, pasi janë të implikuar dhe deputetë të zonës.

Ditën e djeshme Gjykata Administrative provoi që është një KÇK ashtu siç e ka quajtur më herët dhe kryeministri, a do të lejohej kjo fabrikë në mes të Milanos? Jo! Vijnë kompani të huaja dhe gjejnë këtu shesh dhe bëjnë përshesh, mbushin ca xhepa deputetësh dhe më pas dëmtojnë qytetarët. Çdo deputet që ka kandiduar në këtë zonë, ka premtuar zhvendosjen e kësaj fabrike, dhe sa ka marrë votat e ka harruar premtimin.

Ajo që ishte më kriminale, ishte se avokatja e shtetit e Ministrisë së Mjedisit mbrojti aktivitetin e kësaj kompanie, në vend që të ishte në krah të qytetarëve. Ne nuk kemi si qëllim dëmtimin e biznesit por vetëm zhvendosjen e aktivitetit në një zonë tjetër. Dje pati një pjesëmarrje shumë të madhe qytetarëve të zonës, të cilët do ta ndjekin këtë çështje dhe në apel, pasi lidhet me shëndetin e fëmijëve të tyre”, u shpreh Kulemani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here