Kampionët e Greqisë solidarizohen me Shqipërinë, nisin grumbullimin e ndihmave…

0
115

Klubi selanikas, kampion i Greqisë, ka mbështetur publikisht nismën e tifozërisë së tij, që ka nisur grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, ndihma që do të nisen të enjten drejt Shqipërisë.

“Tifogrupi Toumba po grumbullon ndihma për Shqipërinë dhe misioni i grumbullimit zgjat deri të enjten. Të nevojshme janë veshmbathje, ushqime, pije dhe trajtime mjekësore”, shkruan tifogrupi.

“Le të bashkohemi të gjithë me tifogrupin Toumba për të ndihmuar Shqipërinë. Të jemi bashkë, e bëjmë botën më të mirë”, njofton vetë klubi i PAOK-ut, që ka shpërndarë njoftimin e tifozërisë së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here