Aktori përlot me një poezi/ Kur dridhesh ti… Ne s’bajmë gjumë Shqipni! Si zogj t’futemi n’gji, e lutemi…

0
101

KOSOVË– Aktori Çun Lajçi që njihet dhe për krijimtarinë e tij, si poet ka përplotur sot rrjetin me një poezi për tërmetin. Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria Kosova nuk mund të flejë gjumë. “Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, shton Lajçi në poezinë e tij.

Vargjet nga Çun Lajçi

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here