Presidentja kroate i telefonon Metës, mesazh ngushëllimi!

0
94

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic i telefonoi sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e mbështetjen e popullit kroat për popullin shqiptar.

Presidentja Kitaroviç e informoi Presidentin Meta për ndihmën profesionale dhe humanitare të Kroacisë që pritet të mbërrijë sot në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit.

Presidenti Meta e falenderoi homologen kroate për këtë solidaritet dhe reagim të menjëhershëm në këto momente të vështira

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here