Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare mesazh emocionues: Me gjithë zemër shpreh dhimbjen time

0
91

Xhani De Biazi ka derguar mesazhe solidariteti ndaj shqiptarëve pas tërmetit që goditi sot vendin tonë.

“Me gjithë zemër shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjtihë popullatën e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të kthehet shumë shpejt gjithçka në normalitet dhe që të ketë një ndihmë të ndjeshme për personat që kanë humbur shtëpitë e tyre. Ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë experience të dhimbshme. Kurajë dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëri”, shkruante De Biazi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare mbetet një nga figurat më të dashura për tifozerinë kuqezi, por ky mesazh tregon qartësisht edhe dashurinë që ndjen ai ndaj një vendi që nuk ka ngurruar ta quajë shtëpinë e tij të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here