Salianji komenton paketën “AntiKÇK”: Rama do të tregojë që është i paprekshëm, ligji mund të quhet KÇLR!!!

0
95

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji foli për projektligjin “AntiKÇK” të prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama të cilin e cilësoi si një dhënie kompetencash ndaj Policisë së Shtetit mbi institucionet e drejtësisë.

“Kreu i këtij grupi është Edi Rama madje grupi i tij ta quajë “Kap Ça Le Rama” (KÇLR). Në këtë kuptim nuk mund ta besojë njeri realizimin e tij, nga ana tjetër nuk ka asnjë vakum bosh për këtë që thotë projektligji i propozuar nga kryeministri, janë huazuar nga ligjet në fuqi dhe nga Kodi Penal e Civil. Aspekti tretë ka të bëjë me presionin që do të tregojë se vetëm Edi Rama është i paprekshëm dhe të lërë të kuptojë përmes trysnisë se do të bëhet si do ai. I jepet kompetenca Drejtorit të Policisë në shumë raste në kundërshtim të Kushtetutës.

Është një lloj totalitarizmi që ia jep Rama në kokën e tij vetes, pasi një strukturë e tillë e kriminalizuar i jepet akses që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Mund të dërgojë në Gjykata këdo që është kundër kryeministrit dhe nuk i bindet urdhërave të tij, mbi të gjithë Policia e Shtetit vendoset mbi SPAK dhe BKH, është një shkatërrim i asaj pak gjëje që është arritur. Është një zhurmë dhe rrëmujë për të mos lejuar që SPAK dhe BKH të dënojnë apo gjykojnë personat me precedent penal apo të akuzuar për afera kurruptive, është për të penguar ngritjen e institucioneve të reja”, tha Salianji.

Pjesë nga intervista: 

Po kthehet Policia si detyruese ndaj Prokurorive për shkak të aksesit që do të kërkojë?

Salianji: Gjithcka varet apo mbizotërohet nga Policia e Shtetit sipas këtyre propozimeve. SPAK dhe BKH do të ketë të gjitha instrumentet ligjore për të mos u kapur politikisht, ndërsa Policia e Shtetit nuk e ka këtë atribut ndryshe nga sa është parashikuar nga Reforma në Drejtësi.

Mund të ketë rrisk ky projektligj për miratimin e tij, kujtojmë deklaratën e Ramës se kush është kundër do përjashtohet nga grupi parlamentar?

Salianji: Gjithçka mund të ndodh. Nëse Edi Rama kalon edhe këtë ligj do të thotë se i ka votat edhe për të ndryshuar Kushtetutën dhe kthyer vendin në mbretëri, problem është tek procedura dhe ajo çfarë po tentohet të bëhet. Nuk di se çfarë forme tjetër mund të ketë për ta penguar përveçse reagimi qytetar. Deputetët kemi parë që përveç rasteve që e bëjnë për show të refuzojnë një projektligj të propozuar nga qeveria, ata kanë  votuar rregullisht si makineri./Fax News 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here