Histori e pazakontë/ Për 20 vjet fotografoi kufomat që mafia linte pas: E dija që do më vrisnin (FOTOT)

0
93

Sot ajo është 84 vjeç por gjatë gjithë jetës ka jetuar me frikën se dikush do i merrte jetën nga momenti në moment, në mënyrën më të frikshme që dikush mund ta imagjinonte.

Kjo sepse, fotografja Letizia Battaglia fotografoi për 20 vite me rradhë mafian dhe krimet e tyre më të tmerrshme.

‘Më kërcënuan me vdekje përmes telefonatave dhe thirrjeve anonime’, deklaroi Battaglia.

Por edhe pse e dinte më mirë se kushdo tjetër, shumicën e mënyrave të tmerrshme sesi mafia ekzekutonte dhe torturonte viktimat dhe u kërcënua me jetë, ajo kurrë nuk e ndaloi dokumentimin e këtyre veprave makabre.

Sot, 84 vjeçarja rrëfen se kur fotografoi për herë të parë një kufomë dhe ndjeu aromën e tmerrshme të saj, pësoi një tronditje të thellë psikologjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here