EMRI-FOTO/ Gjendet e vdekur në banesë ylli i muzikës Pop

0
141

Ylli i muzikës Pop, koreania Goo Hara është gjetur e vdekur në banesën e saj në Seul vetëm dy javë pasi nisi turneun e saj për rikthim pas një përpjekje vetëvrasjeje gjashtë muaj më parë.

Hara u gjet në shtëpinë e saj në zonën e pasur të Cheongdam-dong rreth orës 6 pasdite me kohën lokale të dielën dhe policia tha që hetimet po vazhdojnë.

Vetëm pak ditë më parë ajo kishte organizuar një rikthim në Japoni, duke vizituar vendin nga 14 deri më 19 nëntor, për të promovuar single-in e saj të ri. 

Ajo nuk është artistja e parë që ndien dhe përjeton presionet e mëdha të vëmendjes në industrinë e muzikës.

Muajin e kaluar Sulli, 25 vjeç, një ish-anëtare e bandës së vajzave, u gjet e vdekur në banesën e saj pasi luftoi një ‘depresion të rëndë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here