Kongresi i CDU, David McAllister përshëndet nominalisht Bashën

0
195

David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU bëri një përshëndetje të veçantë sot për kryetarin e PD Lulzim Basha.

Ndryshe nga protokolli i përhershëm, Lulzim Basha është përshëndetur nominalisht nga David McAllister, një ndër figurat kryesore të CDU.

Në cilësinë e drejtuesit të sesionit plenar të Kongresit të CDU që zhvillohet në Lajpcig, ai e cilësoi liderin e opozitës shqiptare ‘si një nga miqtë e veçantë’ të partisë së kancelares Merkel.

Kryetari i PD është i ftuar në punimet e kongresit të Kristian-Demokratëve gjermanë.

Pas fjalës përshëndetëse të McAllister nga podiumi i Kongresit e morën fjalën Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von de Leyen si dhe Kryetarja e CDU dhe Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here