Video/ Gruaja përjeton tmerr në mes të rrugës, burri del lakuriq nga makina dhe tenton…

0
114

Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë në një rrugë të Brazilit, tregon një moment të tmerrshëm kur një burrë lakuriq zbret nga makina në mes të rrugës dhe tenton të përdhunojë një kalimtare të rastësishme.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë rastit, ndërsa kanë publikuar videon ku duket qartë burri lakuriq teksa del nga makina dhe ndjek nga pas gruan, në tentativë për ta përdhunuar. Mirror shkruan se ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore pranë plazhit Buzios, në Brazil, ndërsa jep lajmin se agresori është arrestuar nga policia atë ditë, pasi ekspertët kanë marrë pamjet e kamerave.

Gruaja shihet duke ecur anës rrugës me çadër në dorë, dhe papritmas një makinë i afrohet dhe i ndalon para nga ku del burri lakuriq i cili nis ta përndjekë. Nuk dihet nëse gruaja e vëren që agresori është lakuriq, por ajo e injoron me sjelljen e saj derisa ai nis të vrapojë dhe ta ndjek nga pasë derisa mbulimi i kamerave përfundon, shkruan newsbomb.al.

Fatmirësisht, Policia thotë se pak metra më larg agresori dhe gruaja janë filmuar nga një kamer tjetër e rrugës, sipas së cilës burri i është afruar “viktimës” dhe e ka kapur prej beli. Rezistenca dhe britmat e gruas së vetmuar për ndihmë kanë trembur manjakun, i cili i trembur por dhe “i dështuar” në qëllimin e tij kthehet në makinë dhe largohet.

Pak orë më vonë, Policia ka arrestuar burrin falë dhe ndihmës së kamerave të sigurisë, ndërsa ai do të përballet me akuzën e ngacmimit seksual në pritje të hetimeve të mëtejshme.

https://www.mirror.co.uk/news/world-news/terrifying-moment-naked-man-chases-20919644#ICID=OffSiteVideo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here