Ish ministri! Më habit logjika e juristëve për betimin tek noteri dhe jo presidenti, ku që në vitin e parë juridik studiohet

0
125

 

 

Më habit shumë konkluzioni i disa juristëve se “betimi është një akt formal”, medemek është kot.

Që në leksionet e para të vitit të parë në Juridik, studentëve ju mësohet se ligji në vetvete është forma që rregullon marrëdhëniet midis njerëzve në shoqëri.

Ligji përcakton formën dhe mënyrën e sjelljes, pra sigurisht që nuk është sjellja vetë. Mossjellja sipas asaj që përcakton ligji njerëzia deri më sot kanë rënë dakort ta quajnë të paligjshme!

Nga kjo pikpamje edhe akti i emërimit të ministrave, kryeministrave, zyrtarëve (që në substancë mund të të bëjnë gjëmën), ashtu sikurse edhe çertifikata e pronësisë apo leja e legalizimit e kërkesa të tjera të ligjeve të shkruara janë formë, njësoj si kërkesa për t’u betuar para Presidentit. Ligji, pra forma, nuk thotë që betimi i zyrtarëve publikë na u bëka te Noteri!

Sepse gjithashtu në vitin e parë juridik mësohet ndarja e të drejtës në publike dhe private. E noteri është institucion i të drejtës private. Aty garantohen marrëdhëniet juridiko-civile ndërmjet njerëzve dhe jo solemniteti i zyrtarëve publik. Ky i fundit është pjesë e të drejtës publike sepse bazohet në interesin e publikut për të patur zyrtarë të angazhuar e të përkushtuar para tij (publikut pra).

Ligji në çdo rast është formë.

Atëherë sipas konkluzionit të mësipërm që “forma na qenka kot” i bie që ligjet të gjitha janë kot?!

Hajde llogjikë, hajde!

Nga Ylli Manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here