Akuzat e rënda ndaj Vera Grabockës se e ka shitur fituesin e Festivalit të RTSH, Eli Fara: Nuk është rasti i parë…

0
92

Këngëtarja Eli fara do të konkurroj këtë vit tek Festivali i Këngës në RTSH, por nuk do të jetë e vetme. Ajo do të shoqërohet nga reperi Stresi, dhe e ftuar në spektaklin “Klanfornia”, Eli Fara zbuloi më shumë detaje nga kjo pjesëmarrje.

Eli është pyetur nga moderatorja e emisionit Marina Vjollca lidhur me zërat që ka pasur se fituesi i festivalit ishte i përcaktuar.

Marina: Festivali i fundvitit përflitet se fituesi është i përcaktuar, çfarë mendimi ke për këtë gjë?

Eli Fara: Nuk është rasti i parë që ka zëra kur marrin pjesë këngëtarë me emër apo komerciale që çmimin e parë duhet ta fitojë ky apo ai. Mirë është që në çdo prodhim të flitet pas jo para. Unë jam shumë e lumtur që marr pjesë në këtë festival dhe shumë e lumtur që regjisore është Vera Grabocka. Për mua është një grua shumë e fuqishme e televizionit dhe pushteti i vetëm i saj është vetëm puna e saj.

Kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko për afera korruptive në lidhje me pranimin e këngëve për Festivalin e Këngës në RTSh. Sipas tyre fituesi është i paracaktuar dhe është këngëtarja Elvana Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here