Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të kallëzojë penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvoranin.
Sipas Presidentit Ilir Meta, Dvorani akuzohet për dy vepra penale.
‘Kallëzim penal si president i Republikës kundër Adrian Dvorani, me detyrë si kryetar i KED.
Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra penale, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim titulli apo detyre shtetërore’. Baza ligjore, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Penal’, deklaroi presidenti Ilir Meta.